Të premten, më fillim nga ora 20:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar gjinekologu obstetër, Dr. Driton Prenaj
Prenaj ka lindur në Klinë, vend në të cilin jeton ende. Studimet Bachelor i filloi në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, për të vazhduar specializimin për Gjinekologji-Obstetrikë, të cilin e përfundoi në vitin 2019.
Aktualisht punon në ordinancën gjinekologjike “Dr. Palush Prenaj” në Klinë, si dhe në spitalin “Fati Im” në Prishtinë.
Me Prenajn do të diskutohet lidhur me sëmundjet gjinekologjike dhe obstetrike, ku, ashtu sic do javë, pyetjet e publikut do të jenë të mirëseardhura dhe do t’I lexohen edhe gjinekologut.
Të gjithë ata që kanë ndonjë pyetje lidhur me temën, këtë mund ta bëjnë duke u orientuar te faqja “Familja Jonë” në Facebook dhe Instagram, si dhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.
Për shumcka lidhur me sëmundjet gjinekologjike dhe obstetrike, ndiqeni emisionin të premten më fillim nga ora 20:00, vetëm në faqën “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone