Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Pejes mirëpret 6 foshnje dhe ofron qindra shërbime në një ditë

Dita e djeshme në Spitalin e Pejes janë kryer 6 lindje, ku në jetë erdhën dy foshnja të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore. Sipas të dhënave zyrtare, materniteti ka funksionuar me kapacitete të plota dhe pa komplikime.

Përveç lindjeve, spitali ka ofruar dhjetëra shërbime të tjera mjekësore në të gjitha repartet. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 470 vizita specialistike, ndërsa 40 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor. Aktualisht, numri i pacientëve të shtrirë arrin në 171.

Në laborator janë kryer analiza për 299 pacientë, me gjithsej 3,987 teste të realizuara. Po ashtu, janë kryer 13 operacione të suksesshme dhe 35 seanca dialize.

Shërbimet diagnostike përfshijnë 71 ekzaminime me rëntgen, 54 ultrazëra, 11 rezonanca magnetike (MRI), si dhe 10 ekokardiografi, 2 ergometri dhe 6 gastroskopi. Reparti i fizioterapisë ka regjistruar 76 seanca të kryera brenda ditës.

Spitali njofton se vazhdon të ofrojë kujdes të pandërprerë për qytetarët, duke shërbyer 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Institucioni u ka shprehur mirënjohje pacientëve dhe familjarëve për besimin e vazhdueshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë