930 operacione janë kryer në tremujorin e parë të vitit 2026 në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, operacionet janë kryer në Repartin e Kirurgjisë, Ortopedisë, Gjinekologji- Obstetrikë, Urologji, Oftalmologji dhe Otorinolaringologji (ORL).
”Stafi shëndetësor i spitalit është në shërbim 24 orë për t’u shërbyer me profesionalizëm të gjithë qytetarëve.” thuhet në njoftimin e spitalit.













