Mar, Pri 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Jo vetëm droga dhe alkooli: ja cilat varësi të tjera trajtohen në Rezonanca 3

Në Spitalin për trajtimin e varësive – Rezonanca 3, përpos trajtimit të avancuar për varësinë nga droga dhe alkooli, ofrohen edhe shërbime për trajtimin e varësive të tjera si dhe çrregullimeve psikiatrike.

“Ne i përmbledhim se spitalin Rezonanca 3 të gjitha format e çrregullimeve psikiatrike por në veçanti vartësive.” ka shpjeguar psikiatri Bujar Berisha nga ky spital në një intervistë në emisionin Familja Jonë.

Ai shpjegon se varësia është e dyllojshme.

“E kemi vartësinë në substanca ku hyjnë edhe ilaçet por më e vështirë është ajo në sjellje pra bixhozi, llotaria, format e ndryshme me të cilat edhe më shumë harxhojnë. Ose çrregullime në ushqim si anoreksia, bulimia.” shpjegon ai.

Berisha thekson se këto janë ndër format më komplekse dhe më sfiduese për trajtim, pasi në një moment të caktuar personi nuk është i vetëdijshëm për atë që po i ndodh.

“Barazohet njëjte si shkove në një kazino dhe harxhove para, si e more drogën, njëjte, e njëjta sjellje, i njëjti mentalitet është për shkak se është përfitimi. Çfarë do të thotë kjo? Në kazino çfarë mundesh me përfitu edhe duke e marrë drogën e njëjta formë e përfitimit është. Të dyjat sjellin në një katastrofë të individit” thotë Berisha.

Ai bën të ditur se kjo situatë krijon konfuzion te individi, i cili shpesh nuk e di nëse duhet të trajtohet apo të vazhdojë me të njëjtën sjellje. Një nga sfidat kryesore te varësitë në sjellje është se individët shpesh nuk e pranojnë që janë të varur.

Në videon më poshtë mund të gjeni shpjegimin e plotë të Berishës për varësinë dhe shërbimet që ofron Spitali për trajtimin e varësive – Rezonanca 3.

Me një ekip ekspertësh, ky spital mbështet pacientët në çdo hap të udhëtimit të tyre drejt shërimit.

Spitali ndodhet në Magjistralen Prishtinë–Ferizaj, km 10. Për të marrë informacione të mëtejshme ose për të caktuar një konsultë, pacientët dhe të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin +383 49 603 700.

Youtube

Arkiva

Kategoritë