Mër, Pri 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Pesë lindje dhe mbi 3,800 analiza në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 5 lindje, ku kanë lindur 3 djem dhe 2 vajza.


Sipas raportit ditor, janë kryer gjithsej 543 vizita specialistike, ndërsa 54 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 210 pacientë.


Në laboratorë, 277 pacientë kanë kryer gjithsej 3,819 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 35 dializa.


Gjatë kësaj periudhe janë kryer 15 operime me sukses.


Në kuadër të shërbimeve diagnostike, janë realizuar 109 incizime me rëntgen, 43 ekzaminime me ultrazë dhe 22 MRI.

Po ashtu, janë kryer 12 ehokardiografi, 12 ergometri dhe 4 gastroskopi.


Në fushën e rehabilitimit janë ofruar edhe 45 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë