Sot do të kthehen në Kosovë, 106 persona nga Zvicra të cilët do të vendosen në karantinë si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit korona.
Fluturime gjithashtu do të ketë edhe nesër nga Turqia, ku pritet të vijnë 120 qytetarë të cilët gjithashtu do të vendosen në karantinë.
“Më 20 prill do të organizohet fluturimi i parë nga Zvicra, ndërsa me 21 prill do të organizohet fluturimi nga Turqia. Tashmë është plotësuar numri i qytetarëve të lejuar për këto fluturime, duke u bazuar në kufizimet e caktuara nga MSh, kufizime këto që varen nga kapacitetet karantinuese dhe të kontrolleve mjekësore në Republikën e Kosovës”
“Si MPJD, nëpërmjet misioneve tona aktualisht kemi rreth 2,400 kërkesa për t’u kthyer në Republikën e Kosovës, 600 nga të cilat janë raste emergjente. Ne në vazhdimësi jemi duke mbledhur informacion edhe për kërkesat e reja dhe këto informacione po i përcjellim tek MSh. Në momentin e parë kur të lirohen kapacitete të karantinimit, pas njoftimit nga MSh ne nëpërmjet Ambasadave tona dhe në koordinim me MIA do të organizojmë fluturime të reja edhe nga vendet e tjera”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.