Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Sipas një raporti, nxënësit hasin vështirësi në dallimin e përmbajtjes së rreme të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

BBC ka raportuar se sipas një raporti shumica dërrmuese e adoleshentëve përdorin inteligjencën artificiale në detyrat e tyre të shkollës mirëpo shumë veta hasin vështirësi në dallimin e informacionit të pasaktë.

Sipas BBC, më shumë se 2,000 nxënës të moshës 13 deri në 18 vjeç janë pyetur nga Oxford University Press (OUP) për mënyrën se si e shihni inteligjencën artificiale.

Pak më shumë se gjysma e nxënësve thanë se ishte e vështirë të kuptohej nëse përmbajtja ishte e vërtetë.

Oxford University Press (OUP) tha se nxënësit e shqetësuar po i drejtoheshin mësuesve për ndihmë, por një e treta ndiente që mësuesit e tyre nuk ishin të sigurt në përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale.

ZëvendësdrejtoriDan Williams, nga shkolla “Bishop Vesey’s Grammar School” në Sutton Coldfield, tha se shumica e nxënësve në shkollën e tij po përdorin inteligjencën artificiale për detyra ose për përgatitje.

Ai tha: “Disa e përdorin shumë efektivisht, si një mësues personal, dhe marrin ndihmën që u duhet.

Por shumë të tjerë po bëjnë copy-paste direkt nga inteligjenca artificiale.

Ata ende nuk kanë ndërtuar atë bazë njohurish dhe përvoje për të verifikuar nëse diçka është e saktë apo jo.”

Williams i cili është përgjegjës për inteligjencën artificiale në shkollë, tha se edhe ai vetë ka vështirësi të dallojë njerëzit e krijuar nga AI në video.

Sipas raportit të OUP, tetë nga dhjetë adoleshentë në anketë thanë se përdorin AI-në për detyra shkollore.

Pothuajse një e treta u tha studiuesve se nuk mund të dallonin nëse përmbajtja nga AI ishte e vërtetë, ndërsa një e pesta e tyre ishin të pasigurt.

Megjithatë, Dr. Alexandra Tomescu nga OUP tha se nxënësit gjithashtu kanë lavdëruar teknologjinë.

Ajo tha: “Dëgjojmë shumë për rreziqet dhe anët negative të AI-së dhe sesi do të bëjë të rinjtë shumë të varur prej saj.

Por kur u pyetën, nëntë nga dhjetë nxënës thanë se kanë përfituar nga AI-ja, sidomos në zhvillimin e aftësive.”

Ajo tha se nxënësit përmendën zgjidhjen e problemeve, shkrimin krijues dhe të menduarit kritik si aftësi që kanë mësuar.

OUP tha se ka lansuar një faqe për AI dhe Arsimin, për të ndihmuar mësuesit të përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e AI-së.

Departamenti për Arsimin gjithashtu ka publikuar një sërë burimesh për të këshilluar shkollat se si të përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të sigurt. /BBC/

Youtube

Arkiva

Kategoritë