Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të silleni me njerëzit që sillen keq me ju?

Raportet mes njerëzve janë shumë të komplikuara – dhe vështirë të shpjegueshme.

Autori i librit “The Art and Science of Dealing with Difficult People”, David Brown, ka shpjeguar në librin e tij që gjithçka qëndron tek komunikimi.

Sipas tij ne duhet t’i tregojmë personit tjetër që na intereson të dëgjojmë më shumë për hallet e tyre, kur janë të mërzitur apo të zemëruar. Në mënyrë që të reduktohet tensioni dhe ta qetësohet tjetri, sipas Brown, duhet që të ndjejmë empati.

P.sh nëse një koleg i juaji është i zemëruar për obligime të reja ju duhet t’i thoni “duhet të jetë shumë e vështirë, që ta menaxhoni tërë këtë punë”.

Gjithashtu Brown, sugjeron që të thoni fjalë falënderimi. Ai merr një shembull, nëse jeni në një debat me të partnerin tuaj dhe nuk dëshironi që ta lëndoni mund ta kritikoni në një mënyrë më të butë. Sipas tij në vend të një kritike të ashpër mund të thoni kështu: “Faleminderit, ke bërë një punë të shkëlqyeshme por janë edhe disa gjëra që kanë nevojë të përmirësohen”.

Nëse dikush ju bërtet, ju duhet të ia bëni të qartë që kjo qasje  nuk është e duhura. Sipas Brown, në vend që të ia ktheni në të njëjtën mënyrë, ju mund të thoni kështu: “Po e kuptoj që jeni të zemëruar, por nuk e pranoj të ma rrisni zërin”. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë