Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta parandaloni shtatzëninë e paplanifikuar?

Nuk jeni gati për një fëmijë? Atëherë sigurohuni që e dini se si të parandaloni shtatzëninë.

Hapi i parë që duhet të bëni është vizita tek gjinekologu.

Spitalin Sirona, profesionistët ju ndihmojnë më së miri rreth këshillave për një mbrojtje të shëndetshme nga shtatzënia e padëshiruar.

Përveç prezervativëve që ndihmojnë në parandalimin e shtatzënisë, format e tjera të kontrollit të lindjes (të quajtur edhe kontracepsioni) e bëjnë të njëjtën gjë. Ndërsa mund të zgjidhni forma të ndryshme të kontrollit të lindjes, mos harroni se prezervativët janë forma më e mirë e mbrojtjes ndaj IST-ve.

Spiralja, ndryshe DIU është një aparat në formën e shkronjës T që vendoset nga mjeku gjinekolog në brendësi të mitrës. Këtë metodë e zgjidhin gratë që nuk kanë në plan afatgjat (deri në 12 vjet) të bëhen me fëmijë. Mirëpo heqja e saj nga trupi i femrës  e bën këtë të fundit menjëherë të gatshme të ngjizet.

Pas vendosjes së saj, shanset për të mbetur shtatzënë ulen me 99.4 %; pra vetëm tek 6 nga 1000 gra mund të rezultojë si një metodë jo efektive.

Megjithatë, si çdo metodë në dispozicion për të parandaluar shtatzëninë edhe kjo vjen me një seri disavantazhesh.

Ja cilat janë ato:

Zgjatje të ciklit menstrual

Njolla gjaku të zbehta gjatë muajit dhe kur nuk jeni në ditët e ciklit

Dhimbje më të mëdha gjatë periodave.

Nëse jeni aktiv seksualisht dhe nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë, mund të eksploroni gamën e zgjedhjeve kontraceptive në dispozicion. /Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë