Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta mbrojmë të dëgjuarit?

Rreziku më i madh që i kanoset të dëgjuarit është zhurma.

Me kalimin e kohës, duke dëgjuar muzikë me zë të lartë me kufje dhe duke shkuar në koncerte dhe klube ju mund të dëmtoni dëgjimin tuaj. Në transportin publik ose në një aeroplan, atmosfera mund të jetë e zhurmshme dhe njerëzit shpesh nxjerrin kufjet për të dëgjuar muzikën e tyre. Shumë pajisje të reja shfaqin volumin e sigurt të zërit dhe paralajmërojnë nëse po e rritni nivelin më shumë se që duhet. Disa kufje me kualitet të mirë të zhurmës do t’ju ndihmojnë të dëgjoni mirë edhe duke mbajtur volumin poshtë.

Me kalimin e kohës, duke u ekspozuar ndaj zhurmës së lartë mund të dëmtoni qelizat e vogla në veshin e brendshëm. Nëse shkoni në një koncert, ju mund të dëgjoni zhurmë kumbuese në veshët tuaj. Dëgjimi juaj duhet të kthehet në normale brenda pak ditësh, por është një shenjë që ju keni vënë qelizat nën stres. Nëse vazhdoni ta bëni këtë, është rrezik që ato qeliza të vdesin dhe humbja e dëgjimit dhe tringëllimi i veshëve do të jenë të përhershme.

Ju mund të mbani kufje në koncerte sepse ato ju japin njëfarë mbrojtjeje. Në treg mund t’i blini ato mjaft lirë, por nëse jeni DJ apo muzikant, edhe mund t’i porositni. Kufjet mund të ndihmojnë edhe në vende të tjera të zhurmshme, për shembull, kinematë më të mëdha ose në ndonjë event zjarri.

Një rrezik tjetër të cilin nuk duhet ta anashkalojmë është dylli. Shpesh njerëzit keqpërdorin shkopinjtë e pambukut, të cilat shtyjnë dyllin më poshtë, duke dëmtuar daullen e veshit./Familja Jonë

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë