Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta mbani diabetin nën kontroll?

Diabeti është një sëmundje kronike që shkaktohet nga mungesa e insulinës ose nga rezistenca ndaj saj.

Mjekët kanë dhënë disa këshilla të dobishme për t’ju ndihmuar të mbani nën kontroll menaxhimin e diabetit.

1. Nuk ka të bëjë me diabetin tuaj – Ka të bëjë me jetën tuaj

Pyesni veten:

Çfarë dua të bëj?

Çfarë kam bërë gabim deri tani?

Cilat janë zgjidhjet që duhet t’i bëjë tash e tutje?

Si mund të ndihmojë në sëmundje një plan i përgatitur mirë?

2. Nuk ka të bëjë vetëm me sheqerin në gjak

Sëmundjet dhe goditja në zemër janë vrasësit më të mëdhenj për personat me diabet. Ja se si të ulni rrezikun:

Nëse përdorni duhan, hiqni dorë.

Mbani presionin e gjakut poshtë 129/79.

Pyesni mjekun tuaj në lidhje me ACE-frenuesit.

Flisni me mjekun tuaj nëse një aspirinë në ditë është e përshtatshme për ju.

Bëni zgjedhje të shëndetshme jetese.

3. Stresi e bën gjithçka më keq

Stresi mund të marrë drejtimin e menaxhimit të diabetit tuaj.

Zbuloni se çfarë po shkakton stres në jetën tuaj.

Mësoni mënyra për të ulur ose përballuar stresorët e përditshëm.

Programoni diçka argëtuese për veten tuaj në mënyrë të rregullt.

4. Ushtrimi  bën gjithçka më të mirë

Ushtrimi është i mirë për të gjithë. Ju jep më shumë energji, zvogëlon stresin, ju ndihmon të relaksoheni dhe ju lehtëson të bini në gjumë.

Ushtroni aktivitet fizik të paktën 30 minuta çdo ditë.

Bëni qejf, jo vetëm punë të përditshme.

Provoni një pedometër.

5. Mos mbani dietë – Bëni zgjedhje më të shëndetshme ushqimore

Gjeni një mënyrë më të shëndetshme të të ngrënit.

Në vend që të mendoni për ushqimin si “të mirë” ose “të keq”, mendoni se cilat ushqime ndikojnë për të mirë në shëndetin tuaj.

Hani një shumëllojshmëri të ushqimeve për t’u siguruar që po merrni vitaminat dhe mineralet që i nevojiten trupit tuaj.

Bisedoni me dietologun tuaj për të gjetur një plan ushqimi që funksionon për ju./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë