Gjatë 24 orëshit të fundit shtatë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në vendin tonë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 1 mijë e 240.
‘’Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç)’’, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së.