Gjuha e trupit, tregon shumë gjëra për ne. Ndonjëherë ju mund të mos i kushtoni vëmendje mënyrës se si i mbani duart, këmbët apo si e bëni shprehjen e fytyrës – por janë disa shprehi të gjuhës së trupit, që duhet t’i largoni menjëherë.
Qëndrimi shtrembër
Qëndrimi tregon shumë për vetëbesimin tuaj. Nëse qëndroni shtrembër, kjo tregon se jeni të pasigurt.
Kryqëzimi i duarve dhe këmbëve
Për shumë persona është e natyrshme që t’i kryqëzojnë duart dhe këmbët, sidoqoftë nëse qëndroni në mënyrë të tillë kur flitni me të tjerët kjo gjë tregon që ju nuk jeni të hapur në bisedë.
Fërkimi i qafës
Fërkimin e qafës mund ta bëni për tu liruar nga stresi, ose tensioni që ndjeni në atë pjesë. Nëse e bëni këtë gjë përderisa jeni duke biseduar, kjo gjë mund të reflektojë që ankth.
Kafshimi i thonjve
Një prej shprehive të tjera që tregon që jeni nervoz. Përvec kësaj, kafshimi i thonjve mund ta shpërqendrojë bashkë-biseduesin./FamiljaJone