Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Shprehi të shëndetshme, për një jetë më të gjatë dhe më cilësore

Gratë mund të fitojnë 10 dhe burrat shtatë vjet jetë pa kancer, probleme të zemrës dhe diabet të tipit 2 nëse jetojnë shëndetshëm.

Ky studim i bërë nga BMJ, sugjeron që duhet ushtruar rregullisht, të mbahet një peshë e shëndetshme, të keni një dietë të mirë dhe të mos pini duhan.

Ky hulumtim amerikan është bazuar në 110 mijë pjesëmarrës të cilët janë ndjekur për 20 vjet. Autori kryesor i këtij hulumtimi, Dr Frank Hu, nga Harvard School of Public Health në Boston, tha se ky studim jep një “mesazh pozitiv për publikun”.

“Njerëzit përmes shprehive të shëndetshme, mund të fitojnë jo vetëm më shumë vite jetë, por do kenë jetë më cilësore”, është shprehur Hu/Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë