Die, Nën 8, 2026
Banner Top
Banner Top
Shpëtohet një 64 vjeçar në QKUK, copa e mishit i’a kishte bllokuar frymëmarrjen

Një pacienti 64 vjeçar, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ka shpëtuar jetën, pasi të njëjtit një copë e mishit pas gëlltitjes i’a kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Përmes intervenimit me Bronkoskop, pacientit menjëherë i largohet copa e mishit, si “trup i huaj”.

Kjo copë e mishit ishte aspiruar gjatë ngrënies.

Procedura u perballua lehtë dhe u krye në mënyrë profesionale.

Pacienti u kursye nga intervenimet me të rënda dhe tani gëzon shëndet të plotë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë