Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenja që parteri po fshehë diçka nga ju!

Baza e cdo lidhje të fortë, është besimi. Kurse celsi për një lidhje të shëndetshme, është komunikimi.
Ndonjëherë kur partneri juaj nuk flet, e ju e ndjeni në ‘ajër’ që gjërat nuk janë sic duhet, është mirë që të jeni të vemendshëm ndaj shenjave.

Ndryshimi i zërit – nëse vini re një ndryshim të tonit të zërit, kur partneri ju flet atëherë ai apo ajo mund të jetë duke ju gënjyer. Ata madje mund edhe të kenë vështirësi në frymëmarrje – pasi këto janë reagime natyrale që i bën trupi kur është nervoz!

Shmangin shikimin në sy – sytë janë pasqyra e shpirtit, e nëse partneri juaj ka një kohë që nuk ju shikon në sy, kjo mund të jetë një arsye që ai/ajo nuk dëshiron që ju të dini ‘cfarë ka në shpirt’.

Gjuha e trupit tregon që ai/ajo nuk ndihet rehat pranë jush – gjatë një bisede, nëse partneri largohet fiziksht nga ju, kjo mund të jetë një shenjë që ai/ajo ka disa serkete që nuk dëshiron që ju t’i dini.
Nuk dëshiron intimitet me ju – nëse partneri juaj nuk shfaq interes për të qenë intim me ju, atëherë ky është momenti kur ju duhet ta bëni një bisedë serioze.

E ruan shumë telefonin – privatësia është e rëndësishme në lidhje, por nuk ka asnjë arsye që partneri të jetë tejet protektiv ndaj telefonit. Nëse ai/ajo vazhdon të pranojë mesazhe në kohë të ndryshme dhe nuk ju lejon që ju t’i shihni, atëherë mund të kenë njëmend dicka për të fshehur./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë