Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Se cilat janë sëmundjet më të shpeshta endokronologjike – shpjegon endokrinologia, Merita Emini Sadiku

Emisioni “Familjajonë”, këtë të shtunë kishte të ftuar endokrinologen, Merita Emini-Sadiku me të cilën u diskutua rreth sëmundjeve hormonale te femrat dhe po ashtu për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre.

Gjatë intervistës Dr. Sadiku, tregoi për sëmundjet endokronologjike më të shpeshta qëi atakojnë femrat, në të cilat bënë pjesë edhe sëmundja e gjendrës tiroide.

“Janë disa nga sëmundje endokronologjike që i kapin më shumë femrat si psh. gjendra tiroide janë disa sëmundje të cilat ne i trajtojmë por më të shpeshtat janë hipotireoza sidomos me origjinë autoimune, kjo dominon tek femrat diku 3,4 herë më shumë se te meshkujt. Pastaj janë edhe sëmundjet të tjera menopauza apo andropauza jo aq e theksuar.”, tha ajo.

Tutje, endokrinologia tha se pacientët me sëmundjet hormonale i takojnë më shumë moshës rinore, kjo sepse tek ata është rritur vetëdijesimi rreth këtyre problemeve me shëndetin.

“Kryesisht pacentët me problem hormonale janë të rinjët, kjo për shkak se ata më tani lexojnë më shumë dhe këtu ndihmesë e madhe është edhe media, prej kësaj është rritur edhe numri i pacientëve dhe vetëdijësimi është më i madh”, tregoi Sadiku.

Për të kuptuar më shumë rreth sëmundjeve hormonale dhe se si duhet trajtuar ato, ndiqeni intervistën e plotë në faqet zyrtare të familjajonë në facebook dhe youtube.

Arkiva

Kategoritë