Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Rritet numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme tek të moshuarit në Evropë

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) nuk janë vetëm problem i të rinjve. Raportet e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të rasteve edhe tek të moshuarit në Evropë.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 1,649 raste të gonorresë, klamidias dhe sifilizit tek personat mbi 65 vjeç – gati trefish më shumë krahasuar me vitin 2014. Në Francë dhe Danimarkë është vërejtur një rritje e ngjashme e rasteve tek të rriturit mbi 50 vjeç, ndërsa në nivel të BE-së, 32% e të gjitha rasteve të sifilizit në vitin 2023 u regjistruan tek personat mbi 45 vjeç.

Ekspertët thonë se ky trend lidhet me faktorë të ndryshëm: jetëgjatësia më e madhe e grave që kërkojnë partnerë të rinj, përdorimi i medikamenteve për funksion seksual si Viagra tek burrat, si dhe mungesa e informacionit mbi transmetimin dhe parandalimin e IST-ve tek të moshuarit, pasi ata nuk përballen me rrezikun e shtatzënisë së padëshiruar, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Specialistët theksojnë se është e rëndësishme që mjekët dhe shoqëria të trajtojnë hapur shëndetin seksual të të moshuarve, duke inkurajuar komunikimin me partnerët për praktikat e seksit të sigurt, përdorimin e prezervativëve dhe testimet për IST.

“Është një mit që të moshuarit nuk bëjnë seks. Ne mbetemi qenie seksuale gjatë gjithë jetës sonë,” tha profesori Matthew Smith nga Universiteti Texas A&M.

Ekspertët apelojnë për më shumë vetëdijësim dhe përfshirje të çështjeve të shëndetit seksual në kujdesin shëndetësor për të moshuarit, duke luftuar stigmat dhe duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksioneve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë