Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Rrahje masive në Veriun e Mitrovicës, të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit

Një ngjarje ka ndodhur në Veri të Mitovicës, ku sipas policisë në një lokal në këtë  komunë ka ndodhur një rrahje masive ku dyshohen se në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 30 persona, e policia dyshon se disa prej tyre kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.

Përveç këtyre në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe fishek dhe gëzhoja të pistoletës.

“Është raportuar se në një lokal ka ndodhë një rrahje masive ku dyshohet se kanë qenë rreth 30 persona, disa prej tyre kishin qenë të dehur, dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, pasi  në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur  dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës. Si pasojë e rastit një person, viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë