Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë realizuar me sukses tetë procedura invazive për mbylljen perkutane të defekteve në zemër, duke shënuar një tjetër ditë të rëndësishme në avancimin e kapaciteteve të këtyre procedurave në Kosovë.
Dy procedura ishin të mbylljes së defekteve të septumit atrial (ASD) Gjashtë procedura për mbylljen e foramen ovale të hapur (PFO – Patent Foramen Ovale).
Këto procedura u realizuan nga ekipi mjekësor vendor në përbërje të, Dr. Daut Gorani, Prof. Dr. Aurora Bakalli Dr. Luan Keka, Dr. Naim Kuqi, Dr. Arbër Osaj, në bashkëpunim me ekipin e anestezisë dhe infermierët e specializuar të Klinikës.
Ndërhyrjet u zhvilluan nën mbikëqyrjen profesionale të Prof. Eustachio Onorato, kardiolog intervent, me renome ndërkombëtare nga Italia, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e përvojave me ekipin tonë.
Klinika e Kardiologjisë – QKUK mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve kardiologjike në vend dhe zhvillimin profesional të stafit përmes bashkëpunimeve të frytshme ndërkombëtare.
Poashtu, Prof. Eustachio Onorato në ambientet e Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë mbajti me sukses ligjërata profesionale me temën:
“PFO/ASD anatomies that make a simple procedure a challenging one”.
Kjo ligjëratë u organizua nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK, si pjesë e aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional, dhe u ndoq me interes të madh nga një audiencë e gjerë e profesionistëve shëndetësorë, përfshirë:
Gjatë ligjëratës, Prof. Onorato trajtoi në mënyrë të thelluar sfidat që paraqesin defektet strukturore të zemrës , si foramen ovale i hapur (PFO) dhe defekti i septumit atrial (ASD) , të cilat, ndonëse në dukje ndërhyrje “të thjeshta”, shpesh shoqërohen me kompleksitet të madh anatomik dhe teknik gjatë procedurave ndërhyrëse.
Pjesëmarrësit vlerësuan lart përmbajtjen klinike dhe praktike të ligjëratës, e cila kontribuoi në zgjerimin e njohurive për menaxhimin multidisiplinar të këtyre gjendjeve, veçanërisht në pacientët me histori të infarkteve cerebrale kriptogjene dhe komplikimeve kardiake.
Klinika e Kardiologjisë e QKUK falënderon Prof. Onorato për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe ndan përkushtimin për të vazhduar rrugën drejt ngritjes së cilësisë dhe kapaciteteve të shërbimeve kardiovaskulare në Kosovë, përmes bashkëpunimeve të tilla profesionale ndërkombëtare.












