Sht, Shk 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse njerëzit pozitiv janë më të lumtur?

Lumturia, është vështirë të definohet.

Disa e quajnë sens i mirëqenies, optimizëm apo kënaqësi – por sido që të jetë të gjithë luten që të jenë të lumtur!

Ajo që dimë është që jo gjithmonë e kemi nën kontroll per lumturinë tonë. Hulumtuesit gjykojnë që në lumturi, rol të rëndësishëm luan gjenetika! Pra, disa persona janë gjenetikisht më të prirur të jeë të lumtur. Mbi të gjitha në lumturi ndikojnë faktorët e jashtëm.

Sipas psikologes, Laura Kubzansky, ajo që është e rëndësishme për një jetë të lumtur është të jesh në gjendje t’i mbash nën kontroll luhatjet e emocioneve.

Por Kubzansky që është edhe profesoreshë në Havard School of Public Health, thotë që më e rëndësishmja është lidhshmëria mes mirëqenies fizike dhe mendore.

Sipas një hulumtimi ku ka marr pjesë edhe Kubzansky, thuhet që mendimet pozitive dhe qasja pozitive ndaj jetës, ulin mundësinë për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Nëse ke një qasje pozitive dhe jeni më pozitiv, ju edhe bëni gjumë më të rehatshëm dhe bëni ushtrime fizike e kjo gjë ndikon në uljen e mundësisë për tu prekur nga sëmundjet që kanë lidhje me zemrës”, shprehet Kubzansky./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë