Policia e Kosovës ka organizuar një takim lamtumirës për , atashe e DOJ ICITAP në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, me rastin e përfundimit të angazhimit të saj disa vjeçar në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, takimi u mbajt më 12 maj dhe shënoi përmbylljen e afro nëntë viteve të bashkëpunimit të saj me periudhë gjatë së cilës ajo kontribuoi në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë të lartë policorë, të cilët vlerësuan angazhimin dhe profesionalizmin e saj, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin institucional.
Policia e Kosovës theksoi se bashkëpunimi me , dhe programin ka pasur ndikim të rëndësishëm në avancimin e standardeve të policimit në vend.
“Në shenjë mirënjohjeje, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, , i dorëzoi znj. Riffe një certifikatë mirënjohjeje, një emblemë zyrtare dhe një flamur të Policisë së Kosovës.” tregohet në njoftim.













