Mër, Maj 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 4 mijë e 600 analiza të kryera në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar një volum të lartë shërbimesh gjatë 24 orëve të fundit, me theks të veçantë në analizat laboratorike dhe ekzaminimet diagnostike.


Sipas raportit ditor, 296 pacientë kanë kryer gjithsej 4,645 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 522 vizita specialistike dhe 52 pranime për trajtim.


Në shërbimet radiologjike janë kryer 142 ekzaminime me rëntgen, 39 me ultrazë dhe 14 me rezonancë magnetike (MRI).


Aktualisht, në spital janë të shtrirë 195 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.


Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 2 lindje, ku kanë lindur 2 djem, ndërsa janë kryer 12 operime me sukses dhe 32 dializa.


Po ashtu, janë realizuar 6 ergometri, 12 ehokardiografi, 3 gastroskopi dhe 1 kolonoskopi, ndërsa në fushën e rehabilitimit janë ofruar 51 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë