Mër, Maj 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Berisha Muharremi: SHKO së shpejti pjesë e Shoqatës Evropiane për Studimin e Obezitetit

Venera Berisha-Muharremi, interniste-endokrinologe dhe diabetologe, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për zhvillimet në fushën e shëndetësisë dhe shkencës në Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se në ngjarjen më të rëndësishme evropiane për obezitetin, ECO2026 (Kongresi i 33-të i European Association for the Study of Obesity), Kosova po shënon prezencë të rëndësishme, jo vetëm përmes prezantimit të punimeve shkencore, por edhe përmes një arritjeje domethënëse.

Në këtë kontekst, ajo ka njoftuar themelimin e Shoqatës Kosovare për Obezitet (SHKO), duke theksuar rolin e saj udhëheqës në këtë iniciativë.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të njoftoj zyrtarisht Kryetarin e kësaj organizate, mikun tim Prof. Volkan Yumuk, për themelimin e SHOQATËS KOSOVARE PËR OBEZITET (SHKO), ku kam përgjegjësinë dhe privilegjin të ushtroj detyrën e Kryetares.” ka njoftuar Berisha.

Ajo gjithashtu ka theksuar se nga Stambolli vjen një tjetër zhvillim i rëndësishëm për këtë fushë në Kosovë.

“Direkt nga Stambolli, ndajmë dhe lajmin: Shumë shpejt Kosova do të bëhet pjesë zyrtare e kësaj familjeje gjigante evropiane!” ka deklaruar ajo.

Sipas Berisha-Muharremit, këto zhvillime pritet të sjellin avancim shkencor dhe profesional në fushën e obezitetit, ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shëndetit publik në Kosovë, si dhe forcim të rrjetëzimit të mjekëve kosovarë me elitën evropiane në këtë fushë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë