Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm kanë lindur pesë foshnja – tre djem dhe dy vajza.
Përveç lindjeve, janë kryer edhe një sërë shërbimesh të tjera mjekësore në të gjitha repartet, duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit.
Gjatë ditës së djeshme janë realizuar:
- 524 vizita specialistike
- 51 pranime të reja
- 187 pacientë të shtrirë aktualisht
- 345 pacientë kanë kryer gjithsej 3,772 analiza laboratorike
- 14 operacione janë kryer me sukses
- 35 dializa
- 98 ekzaminime me rëntgen, 53 me ultrazë dhe 24 me skaner (CT)
- 6 ehokardiografi, 6 ergometri dhe 9 gastroskopi
- 39 shërbime fiziatrike












