Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Përurohet projekti “Pikat ushqyese për qentë endacak”

Komuna e Prishtinës të premtën kanë përuruar projektin “Pikat ushqyese për qentë endacak” duke u bërë Komuna e parë në Kosovë e rajon për po aplikimin e pratikave humane dhe ligjore në favor të respektimit të mirëqenies së qenëve enacakë.

Projekti ka filluar me 5 pika/stacione pilotuese të “pikave ushqyese” për qentë endacak, së bashku me njerëz të vullnetit të mirë (Poppins) dhe që kanë ndihmuar që ky problem të zgjidhet sistematikisht në mënyrë institucionale.

Pikat ushqyese në këtë fazë gjenden në 5 lokacione në qytet: Mati 1, Rruga C, Termokos/Termokiss, Bërnicë e Epërme dhe Stacioni i Autobusëve.

Në ndërkohë, Komuna është në proces për të ndërtuar qendrën për trajtim të përkohshëm për qenve endacak ku do të ofrohen shërbime si sterelizimi, kastrimi, vaksinmi kundër tërbimit, në mënyrë që edhe shëndeti publik të jetë më i sigurt./FamiljaJone

Image may contain: one or more people, dog, child, tree, outdoor and nature
Image may contain: sky and outdoor

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë