Të gjithë ata që kanë aplikuar për 10 përqindshin nga Trusti deri më datën 17, do mund t’i marrin të hollat më datën 23 dhejtor.
“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e Fondit të Kursimeve Pensionale.