Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Pa shezlone, Rama shpjegon se si do të jenë plazhet këtë vit

Këtë verë në plazhet shqiptare nuk do të ketë shezlone. Hapësirat do të jenë publike dhe qytetarët do të akomodohen me mjetet e tyre në plazh.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama në Opinion, ndërsa tha që kontratat për shezlone në plazh do t’iu lejohen vetëm hoteleve.

“Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlonë dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë, ata mund të vendosin kontratat e tyre. Ndërkohë, plazhet e tjera do të jenë plazhe publike dhe qytetarët do të bëjnë plazh siç bënim ne dikur kur ishim të vegjël, që shezlone nuk kishte dhe akomodoheshim me ato mjete rrethanore”.

“Plazhet do të jenë publike. Nuk do të ketë më njerëz që dalin me hunj apo dhëmbë të prishur që i thonë atyre djemve dhe vajzave: paguaj pesë euro të hysh këtej e të dalësh andej, shtatë euro peshqiri, dy euro jastëku. Plazhet do t’i kenë shqiptarët”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë