Krenare Hoti
Artroza e kërdhokullës është një sëmundje degjenerative e nyjës së ijeve (kërdhokullës), ku ndodh konsumimi gradual i kërcit që mbulon kokën e kockës së femurit dhe zgavrën e legenit. Kjo gjendje shkakton dhimbje, ngurtësi dhe kufizon lëvizjet normale të trupit.
Të dish rreth artrozës së kërdhokullës është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, veçanërisht për individët që janë në moshë të mesme apo të shtyrë. Kjo sëmundje degjenerative ndikon drejtpërdrejt në nyjën e ijeve dhe mund të kufizojë ndjeshëm lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës.
Për këtë arsye, FamiljaJonë ka intervistuar Dr. Agron Mahmuti, Ortoped/Traumatolog.
Dr. Mahmuti na ka treguar rreth shpeshtësisë së kësaj sëmundjeje, faktorëve të rrezikut, simptomave e shumë informata të tjera.
Më poshtë, gjeni intervistën e plotë.
- Çka është artroza e kërdhokullës?
Artroza e kërdhokullës është sëmundje degjenerative e nyjes së kërdhokullës që shkakton dëmtim progresiv të kërcit artikular në kokën e femurit dhe acetabulum.
2. Sa shpesh ndodh kjo sëmundje?
Shpeshtësia e sëmundjës së kërdhollukës është rreth 88 raste për 100.000 banorë.
3. Cilët janë faktorët e rrezikut të sëmundjes së kërdhokullës?
Faktorët e rrezikut të kësaj sëmundjeje ndahen në dy grupe, të modifikueshme dhe të pa modifikueshëm.
Të modifikueshëm përshijnë:
– Lëndimet traumatike që kanë shtrirje në nyje;
– Dobësimi i masës muskulare;
– Aktivitetet e rënda punuese dhe sportive që rrisin stresin në nyjen e kërdhokullës.
Të pa modifikueshëm
– Gjina femërore > mashkullore;
– Mosha (me rritjen e moshës rritet shpeshtësia);
– Predispozita gjenetike;
– Çrregullimet zhvillimore dhe të fituara të kërdhokullës si displazioni i kërdhokullës, sëmunjda e Perthesit, dëmtimet në zonen e rritjes etj.
4. Cilat janë simptomat e kësaj sëmundjeje?
Simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje përfshijnë dhimbjen që mund të shfaqet ne aktivitet apo në fazat e avancuara edhe në qetësi, calimi gjatë ecjes, kufizim i shkallës së lëvizjes në nyje, instabiliteti i nyjes etj.
5. Cilat janë metodat diagnostikuese ?
Diagnostikimi : bëhet duke përfshirë të dhënat nga anamneza e pacientit, ekzaminimi klinik duke u plotësuar edhe nga ekzaminimet radiologjike si Rentgeni, CT, Rezonanca magnetike etj.
6. Cilat janë disa nga format e trajtimit të artrozës së kërdhokullës?
Disa nga format e trajtimit përshijnë trajtimin jokirurgjik dhe kirurgjik.
Jokirurgjik:
- Trajtimi medikamentoz me anitiinflamator josteroid dhe eventual edhe tramadol;
- Përdorimi i mjeteve ndihmëse gjatë ecjes;
- Reduktimi i peshës;
- Terapia fizikale që përfshin edhe programet e edukimit të pacientit;
- Injektimi intraartikular i injeksionve me kortikosteroid.
Kirurgjik:
- Në shumicën e rasteve në stadet e avansuara të sëmundjes konsiston në vendosjen e protezes totale të kërdhokullës.
Në fotot poshtë mund të shihni osteoartritin e kërdhokullës para dhe pas trajtimit.