Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Oda e Mjekëve të Kosovës  hap konkurs për përkrahje financiare të aktiviteteve të veçanta të EVP-së

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se përmes organeve të saj, përkatësisht Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, me qëllim të zgjerimit dhe avansimit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, shpall konkurs publik për përkrahje financiare të edukimit professional, të cilat realizohen nga shoqatat profesionale dhe institucionet shëndetësore.

Sipas njoftimit, përkrahja financiare do të ofrohet përmes procedurës së konkurimit të shoqatave profesionale dhe institucioneve shëndetësore, duke u financuar nga buxheti i Odës së Mjekësve të Kosovës,si dhe përmes projekteve të veçanta të implementuara nga OMK, por të përkrahura nga donatorët.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka theksuar se afati i fundit për aplikim është 21 Janar 2026, ora 16:00.

Ky është dokumentacioni i bashkëngjitur dhe formularit për aplikim që ka publikuar Oda e Mjekëve të Kosovës: https://omk-rks.org/konkurs-publik-per-perkrahje-financiare-te-aktiviteteve-te-vecanta-te-evp-se-3/

Youtube

Arkiva

Kategoritë