Mër, Maj 20, 2026
Banner Top
Banner Top

Oda e Mjekëve të Kosovës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me APR SH.P.K. (Asistencë e Përgjithshme Rrugore), me qëllim ofrimin e shërbimeve të asistencës rrugore me kushte të favorshme për anëtarët e OMK-së dhe familjarët e tyre të ngushtë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, anëtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës do të kenë mundësi të përfitojnë zbritje në pakot e asistencës rrugore të APR-së, duke përfshirë shërbime në Kosovë, rajon dhe Evropë. Kjo paraqet një lehtësim konkret për mjekët, të cilët për shkak të natyrës së profesionit të tyre kanë nevojë për mobilitet të vazhdueshëm dhe siguri gjatë udhëtimeve.

Ndër përfitimet kryesore të marrëveshjes janë:

  • Zbritje në pakot APR Plus, APR Plus + Transporti i Pasagjerëve, APR Plus +1, APR Plus +2 dhe APR Europe
  • Përfitimi i zbritjeve për të gjithë anëtarët e OMK-së, si dhe për një anëtar të familjes së ngushtë
  • Mundësia për abonimin e automjeteve të regjistruara në emër të anëtarit, si dhe një automjeti të familjes së ngushtë sipas kushteve të përcaktuara
  • Qasje në shërbime të asistencës rrugore që ofrojnë siguri shtesë në rastet e prishjeve apo situatave emergjente gjatë udhëtimeve

Kjo marrëveshje pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Odës së Mjekëve të Kosovës për të krijuar benefite konkrete dhe mbështetje shtesë për anëtarët e saj, duke kontribuar në mirëqenien profesionale dhe personale të komunitetit mjekësor.

Për më shumë informata dhe sqarime rreth pakove dhe benefiteve nga marrëveshja, ju lutem kontaktoni kompaninë APR në email info@apr-ks.com apo në nr tel 0800 08880 dhe +383 49 888 194

Youtube

Arkiva

Kategoritë