Hën, Maj 18, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit në vet-aksidentin me fatalitet në Dollc

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje rreth gjendjes së pacientëve pas vetaksidentit të rëndë që ndodhi sot në orën 04:55 në fshatin Dollc të Klinës, ku një person vdiq dhe katër të tjerë mbetën të lënduar.

Në lidhje me këtë rast, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se katër personat e lënduar janë pranuar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku, në spitalin tonë janë pranuar 4 persona të lënduar. Pas ofrimit të trajtimit mjekësor: një person është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), një person po vazhdon trajtimin në spitalin tonë, ndërsa 2 persona, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.” thuhet në njoftimin e spitalit.

Sipas këtij njoftimi, personi që humbi jetën nuk është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Youtube

Arkiva

Kategoritë