Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka trajtuar qindra fëmijë gjatë tre muajve të parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, gjithsej 338 fëmijë kanë qenë të shtrirë për trajtim në këtë repart, përcjell Gazeta Shneta.
Pacientët kanë marrë trajtim dhe kujdes të specializuar nga ekipi i mjekëve pediatër dhe stafit infermieror.
Përveç rasteve të hospitalizuara, në Repartin e Pediatrisë janë realizuar edhe mbi 9 mijë vizita ambulantore.
Shërbimet kanë përfshirë kontrolle mjekësore, diagnostikim dhe përcjellje të vazhdueshme të gjendjes shëndetësore të fëmijëve nga rajoni i Mitrovicës.












