Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Nesër rikthehet ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

Sonte në mesnatë, saktësisht në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat do të lëvizin për një orë përpara, duke e cuar kështu orën në 03:00.

Ora verore do të zgjasë deri në të dielën e fundit të muajit tetor.

Asgjë nuk ndryshon në vendin tonë, pavarësisht nga fakti se Parlamenti Evropian miratoi propozimin për heqjen e ndërrimit sezonal në kohën e verës duke filluar nga viti 2021.

Italia në fakt ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Bruksel për të mbajtur të dyja orët.

Nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, ora verore do të jetë në fuqi në format që kemi njohur që nga viti 1996.

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.

Shumë vende e pasuan Britaninë e Madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet. Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

Arkiva

Kategoritë