Mar, Jan 14, 2025
Banner Top
Banner Top
Në ShSKUK po trajtohen 90 pacientë me COVID-19 dhe postCOVID

Aktualisht në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga COVID-19.  Prej tyre, 52 të konfirmuara pozitivë me coronavirus dhe 38 të tjerë post- COVID-19.

Sipas SHSKUK, me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë me maskë oksigjeni, transmeton telegarfi.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Youtube

Arkiva

Kategoritë