Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Ndikimi i muzikës në shëndetin mendor

Pothuajse cdo njeri e  ka një këngë të preferuar që kur e dëgjon, i sjellë kujtime.

Mund të jetë këngë që të kujton vallëzimin e parë me partnerin, një festë me miqtë apo edhe ndonjë ndarje të vështirë.

“Ne kemi një lidhje të ngushtë me muzikën. Elementet e saj si – ritmi, melodia etj – bëjnë jehonë në psikologjinë dhe në gjithë qenien tonë”, shprehet hulumtuesja Barbara Else nga American Music Therapy Association.

Për shkak të lidhjes së madhe që ekziston mes njeriut dhe muzikës, nuk është cudi që studime të shumta kanë treguar për përfitimet që kemi nga muzika.

Një studim i bërë në vitin 2011 nga McGill Univeristy në Kanada, u zbulua që muzika rritë nivelin e dopaminës që prodhohet në tru – duke ndikuar në ngritjen e humorit./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë