Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndarja nga partneri dhe ndikimi i saj në shëndet

Ndarja është një kohë e vështirë. Mund të jetë më mirë ose më keq në varësi të mënyrës sesi merreni me të. Këtu janë disa informacione për t’ju ndihmuar të kuptoni se si ndiheni, dhe pse.

Sipas Relationships Australia, vërejtja e shenjave paralajmëruese të hershme të prishjes së marrëdhënieve mund të ndihmojë një çift të zgjidhë konfliktet.

Shenjat paralajmëruese të hershme përfshijnë:

Ju nuk i bëni gjërat së bashku si më parë

Keni argumente të përsëritura për të njëjtat çështje që nuk zgjidhen kurrë

Ndiheni të pakënaqur

Njëri partner harxhon kohë në rritje për interesat dhe aktivitetet jashtë marrëdhënies

Ka një humbje të ngrohtësisë dhe miqësisë në marrëdhënie, njëri ose të dy flasin për të mos qenë më në dashuri

Njëri nga ju ka problem të varësisë që po ndikon në marrëdhënie.

Këto sjellje mund të jenë shenja të një prishjeje të marrëdhënieve dhe mund të shkaktojnë fillimin e një kohe të vetmuar dhe shqetësuese.

Se si e përballoni atë kohë, do të varet nga aftësia juaj për të menaxhuar mendimet dhe veprimet tuaja, dhe për të njohur kur gjërat nuk janë në rrugë të duhur.

Disa ulje-ngritje emocionale kur ju dhe partneri jeni të ndarë janë më se të pritshme. Ndonjëherë, ju mund të ndjeheni të ngazëllyer për jetën tuaj të re dhe të lirë. Por me siguri do të keni ndjenja shumë të trishtueshme dhe gjithashtu humbjeje. Ju madje mund të ndjeheni pak të frikësuar.

Është e kuptueshme nëse përjetoni emocione negative nga ndjenja e humbjes.

Ndarja gjithashtu mund të sjellë probleme praktike, siç janë vendi ku do të jetoni, si do të mbështesni veten (dhe çdo fëmijë), dhe si do ta ndani prindërimin nëse keni fëmijë.

Paraja është një çështje e veçantë për shumë çifte që ndahen, dhe gratë kanë më shumë të ngjarë se burrat të përjetojnë vështirësi financiare pas divorcit.

Trishtimi i përjetuar nga një ndarje e marrëdhënieve mund të jetë intensiv, i cili mund të çojë në depresion. Depresioni është një sëmundje serioze që prek shëndetin mendor dhe fizik.

Njerëzit me depresion e kanë të vështirë të funksionojnë çdo ditë. Ato mund të bëhen të izoluara shoqërore, ose joproduktive në punë dhe shtëpi, dhe të ndalojnë së shijuari aktivitetet e tyre të zakonshme. Shenja të tjera të depresionit mund të jenë ndryshimi i ndjeshëm i peshës, mungesa e përqendrimit dhe mbështetja në alkool ose ilaçe.

Nëse këto probleme zgjasin më shumë se dy javë, është koha të kërkoni ndihmë profesionale.

Një përgjigje tjetër jo e shëndetshme ndaj ndarjes është dhuna. Disa njerëz ndjejnë tërbim të madh kur marrëdhënia e tyre prishet, dhe ata mund të përpiqen të ndëshkojnë partnerin e tyre. Nëse mendoni se nuk mund ta kontrolloni zemërimin tuaj, ose shqetësoheni për zemërimin e partnerit tuaj, ju lutemi kërkoni ndihmë menjëherë.

Dhuna në familje dhe abuzimi ose kërcënimi i gjuhës dhe sjelljes nuk janë kurrë të pranueshme. Siguria e të gjithëve në marrëdhënie, përfshirë fëmijët, duhet të vijë e para.

Nëse partneri juaj është i dhunshëm:

Shmangni kontaktin sa të keni mundësi

Takohuni vetëm në një vend publik

Pyesni një mik apo anëtar të familjes të jetë me ju në takime

Mos u përgjigj me agresion

Lërkoni këshilla juridike për atë që mund të bëni.

Mos harroni …

Ajo që ndjeni gjatë një prishjeje të marrëdhënies mund të jetë shumë e vështirë, por zakonisht kalon.

Më e rëndësishmja, mbajini veten dhe fëmijët tuaj të sigurt dhe të shëndetshëm.

Nga ndarja, ju mund të gjeni një mënyrë për të qenë më të pavarur, më të fortë dhe më të lumtur./Familja Jonë

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë