Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Mësimi në Kosovë pezullohet deri më 27 mars, ja masat tjera që ka marrë Qeveria kundër koronavirusit

Pasi që koronavirusi u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje urgjente e cila filloi në orën 20:00.

Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime në mbrojtje nga koronavirusi, e që në mesin e tyre është edhe pezullimi i mësimit deri më 27 mars.

Këto janë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit:

Me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus, aprovohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:

1.Ndërprerja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

2.Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.

3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjte të PK;së.

4.Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në KOsovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

5.Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

6. Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

7. të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

8. Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

9. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

10. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

11. Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

II. Obligohet Ministria e Shëndetësisë dhe Institucionet tjera relevante, të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij Vendimi.

III. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë