Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Mendje e qetë, lëkurë e pastër

Në vitet e fundit, është aprovuar që qetësia e mendjes luan rol në gjithë mirëqenien. Të jesh i qetë dhe pa stres, luan rol edhe në shëndetin e lëkurës.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Behavioral Medicine, tregon që qetësia e mendjes ndihmon edhe në shërimin e plagëve. Madje është provuar që të jesh i qetë dhe pa stres e ankth, ndikon në pastërtinë e lëkurës.

Por si të qetësoheni në një situatë të stresuar?
Sipas psikologes, Dr William Bodemer, këto janë hapaët që duhet t’i merrni në një situatë të stresuar:

Filloni me frymëmarrjen – pra merrni frymë thellë dhe lëshojeni e bëni këtë për 7 deri në 8 herë, deris atë qetësoheni.

Merrni pushim – në një situatë të tillë sipas Bodemer, kur ndjeni që jeni të mbingarkuar merrni disa minuta kohë pushim

Merruni vetëm me vete për një pjesë të ditës – psikologia Bodemer argumenton që kjo gjë është tej mase e rëndësishme në mënyrë që të keni mirëqenie. Të ndani disa minuta në ditë e të jeni vetëm me vete pa askë përreth, sipas saj është celësi për të reduktuar stresin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë