Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Më shumë se gjysma e të rriturve në Kinë vuajnë nga mbipesha

Në Kinë më shumë se gjysma e të rriturve vuajnë nga mbipesha, kurse është rritur përqindja e atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike, thuhet në raportin e qeverisë kineze.

Hulumtimi ka treguar se njerëzit në këtë vend çdo ditë e më shumë po konsumojnë ushqimin jashtë shtëpive të tyre – duke preferuar pica të ngrira që për 5 minuta mund të përgatiten – kurse një e pesta e fëmijëve nga mosha 6 deri në 17 vjet kanë peshë të tepërt trupore.

Më shumë se 10 për qind e fëmijëve të moshës 6-vjeçare janë në mbipeshë, e hulumtimi që është realizuar për katër vite kishte angazhuar më shumë se 600 mijë kinezë, që janë intervistuar në qytete të ndryshme të këtij vendi.

Në vitin 2015, në Kinë më shumë se 30 për qind e të rriturve janë identifikuar si persona me mbipeshë, që është një rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2002. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë