Mër, Pri 1, 2026
Banner Top
Banner Top
19 operime u kryen dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 19 operime me sukses, duke reflektuar angazhimin e stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.


Sipas raportit ditor, janë kryer 446 vizita specialistike, ndërsa 44 pacientë janë shtruar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar 189 pacientë.


Po ashtu, janë regjistruar 3 lindje, ku kanë lindur gjithsej 4 vajza, pasi njëra prej lindjeve ka qenë binjake.
Në laboratorë, 254 pacientë kanë kryer gjithsej 3,644 analiza. Ndërkohë, janë realizuar 35 dializa.


Shërbimet diagnostike përfshijnë 146 incizime me rëntgen, 40 ekzaminime me ultrazë dhe 25 MRI.

Gjithashtu ky spital ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 7 ergometri, 18 ehokardiografi dhe 6 gastroskopi.Në anën tjetër, në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 45 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë