Gjatë 48 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 14 foshnje.
Sipas raportit të publikuar nga spitali, në të njëjtën periudhë janë realizuar 668 vizita specialistike dhe janë regjistruar 65 pranime të reja për trajtim.
Aktualisht, në spital po trajtohen 332 pacientë të shtrirë, ndërsa 309 pacientë kanë kryer gjithsej 3,086 analiza laboratorike.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 20 operime dhe 72 seanca të hemodializës.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë realizuar 150 incizime me rëntgen, 48 ekzaminime me ultrazë dhe 14 rezonanca magnetike (MRI).
Po ashtu, janë kryer 15 ehografi, 9 ergometri dhe 9 gastroskopi.
Sipas njoftimit, në repartin e rehabilitimit janë ofruar 38 procedura fiziatrike dhe 7 vizita në fizioterapi.













