Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 160 pacientë u hospitalizuan në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gjatë periudhës 27 tetor – 1 nëntor

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, saktësisht gjatë periudhës 27 tetor – 1 nëntor janë hospitalizuar 164 pacientë.

Përveç kësaj, spitali ka njoftuar për një gamë të gjerë shërbimesh që janë kryer gjatë kësaj periudhe.

Sipas njoftimit, këto janë shërbimet tjera që janë kryer gjatë periudhës 27 tetor – 1 nëntor.

  • 29 lindje të reja
  • 45 ndërhyrje kirurgjikale
  • 1,849 vizita specialistike në ambulanca
  • 171 pacientë në Hemodializë
  • 393 shërbime me ultrazë
  • 725 pacientë në laborator, me gjithsej 10,156 analiza të kryera
  • 259 pacientë në Radiologji
  • 111 pacientë të ekzaminuar me CT
  • 192 pacientë në Njësinë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit

“Ky është vetëm një përmbledhje e punës sonë të përditshme. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve!” është thënë tutje në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë