Nën moton “Për kon t’rreh zemra” përfundoi Parada e Krenarisë e organizuar nga komuniteti LGBTI në kryeqytet.
Parada filloi në sheshin ‘Skenderbeu’ dhe përfundoi në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ me një koncert të organizuar.
Kjo është hera e tretë që mbahet Parada e Krenarisë në Kosovë, dhe në përkrahje të tyre morën pjesë Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe shumë figura të tjera të njohura. /Familja Jone