Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Luhet bixhoz në Skenderaj – Policia konfiskon kompjuterë, televizorë dhe tiketa të bastores

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokal në komunën e Skenderajt janë organizuar paligjshëm lojëra të bixhozit.

Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe nga aty janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor si dhe një sasi e monedhave dhe tiketave të bastorës, shkruan IndeksOnline.

Skenderaj 23.12.2020 – 21:28. Pas hetimeve të zhvilluara është marrë informata se në një lokal janë duke u luajtur lojëra fati, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe nga aty janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor si dhe një sasi e monedhave dhe tiketave të bastorës.  Është intervistuar pronari i lokalit me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt. Inspektorët komunal kanë mbyllë lokalin e shirit zyrtar”, njofton policia e Kosovës

Youtube

Arkiva

Kategoritë