Disa persona mund të kenë probleme në të mësuar dhe këto probleme mund të shfaqen qysh në fëmijërinë e hershme.
Sipas Learning Disabilities Association of America, janë disa lloje të crregullimeve në të mësuar e ato janë:
Disleksia – simptomat mund të paraqiten në vështirësinë për të lexuar disa fjalë
Disgrafia – fëmijët mund të kenë vështirësi që të shprehin veten me anë të shkrimit. Ata mund të ulen për orë të tëra duke tentuar të shkruajnë disa fjali, ose ata mund të kenë vështirësi në të lexuar dhe shqiptuar fjalët.
Discalculia – simptomat mund të paraqiten në vështirësinë për të kuptuar numrat, për të memorizuar një fakt të thjeshtë, ose kanë vështirësi në formulimin e fjalëve me kuptim./FamiljaJone