Tetori shënon muajin botëror të ndërgjegjësimit për verbërinë, duke vënë në fokus rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, kontrolleve të rregullta dhe parandalimit të humbjes së shikimit. Me rastin e këtij muaji, Klinika Gjermane e Syrit (KGJS) u bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e syve dhe të mos neglizhojnë kontrollet oftalmologjike.
Përmes një mesazhi ndërgjegjësues, Klinika Gjermane e Syrit thekson se kujdesi ndaj pacientëve bazohet në profesionalizmin e mjekëve, teknologjinë moderne dhe ekzaminimet e detajuara, të përshtatura sipas nevojave individuale të secilit pacient.
“Përmes diagnostikimit të kujdesshëm, trajtimeve të përshtatshme, rasteve të suksesshme dhe udhëzimeve të qarta për pacientët, synojmë të ofrojmë kujdes të besueshëm në çdo hap të trajtimit”, thuhet në postimin e Klinikës Gjermane të Syrit.

Nga KGJS theksojnë se kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi në kohë janë hapa të rëndësishëm në identifikimin e problemeve të mundshme me shikimin dhe në marrjen e masave të duhura për ruajtjen e shëndetit të syve.
Më poshtë mund të ndiqni videon ku oftalmologu i Klinikës Gjermane të Syrit, Afrim Shabani, në emisionin “Familja Jonë”, shpjegon se cilat sëmundje mund të shkaktojnë verbëri dhe pse diagnostikimi i hershëm është i rëndësishëm për ruajtjen e shikimit.













