Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Lidhja që ka televizioni me përceptimin për trupin ideal!

Sa më shumë që shikoni TV, aq më shumë keni tendencë që t’i pëlqeni vajzat me trupa thatanik!

Shkencëtarët kanë studiuar lidhjen që ka televizioni me preferencat për trupa të grave. Nga ky studim i bërë në Amerikën Qendrore, u kuptua që personat që nuk shikonin shumë televizion ju pëlqenin gratë me më shumë peshë – kurse ata që shikonin, ju pëlqenin gratë më thatanike.

Hulumtuesit besojnë që kjo ndodh për shkak të ekspozimit të madh të grave nënpeshë në televizion.

Ekipi i hulumtuesve, të udhëhequr nga Universiteti i Durhamit, kanë bërë thirrje për përfaqësim të trupave të ndryshëm në TV.

“Televizionet kanë përgjegjësi morale, që t’i prezantojnë aktorët e modelet me forma të ndryshme”, është shprehur autorja e këtij hulumtimi, Lynda Boothroyd./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë