Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Libidoja mashkullore

Dëshira për të bërë seks, e njohur ndryshe si libido, është një nga misteret më të mëdha të trupit. Disa e quajnë ‘instiktive’ disa ‘urgjencë biologjike’ – e për të tjerët është një ‘nevojë esenciale’.

Por libidoja, mund të ndryshojë nga dita në ditë, madje edhe nga ora në orë – varësisht nga niveli i testesteronit. E pse disa burra kanë nivel më të ulët të libidos?

Dëshira e ulët për seks, është shpesh e lidhur me stresin. Kur një burrë është në stres, dëshira seksuale shuhet – kurse qetësia e stimulon libidon. Kjo është edhe një arsye, pse burrat kanë më shumë dëshirë seksuale gjatë pushimeve.

Janë edhe disa arsye të tjera që ulin libidon tek burrat e ato janë: depresioni, diabeti, niveli i ulët i testesteronit, medikamentet e ndryshme, kanceri, anemia dhe abuzimi me droga./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë