Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Kush është më i rrezikuar nga sëmundja e ekzemës? – tregon dermatologia, Shkendije Dobruna

Albina Selmanaj

  Ekzema është një sëmundje e zakonshme dhe jo ngjitëse e lëkurës e cila karakterizohet nga prania e kruajtjeve dhe skuqjeve. Skuqjet zakonisht shfaqen në rrudhat e bërrylave ose gjunjëve ose në qafë, skuqje që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit.

Për më shumë detaje rreth sëmundjes së ekzemës, Familjajonë ka intervistuar dermatologen, Shkendije Dobruna e cila dha informacione shumë të rëndësishme për këtë sëmundje të lëkurës.

Ndër të tjera, Dobruna ka folur për tipet e sëmundjes së ekzemës, dhe shkaktarët e kësaj sëmundje.Tutje, ajo ka treguar edhe për ushqimet nga të cilat duhet të kemi kujdes kur kemi këtë sëmundje dhe se cilët persona janë më të rrezikuar nga ekzema.

Cilet janë tipet e ekzemës?

Tipet e ekzemës dhe dermatitit janë: – dermatiti atopik -dermatiti nummular (diskoid) -ekzema asteatotike -dermatiti seborreik -dermatiti i kontaktit -ekzema dishidrotike/ pompholyx -neurodermatiti -dermatiti stazik -prurigo nodularis

Kush rrezikohet më së shumti nga kjo sëmundje?

Ekzema si sëmundje shfaqet më shpesh te fëmjët se sa të rriturit.

Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?

Shkaktarët e brendshëm pra anamneza familjare pozitive për sëmundje alergjike (polen, pluhur të shtëpisë) si dhe faktorët e jashtëm të mjedisit përreth. Një teori qëndron se higjiena e tepërt dhe mos ekspozimi i fëmijës në mikroorganizma e ulë imunitetin e fëmijës duke e predispozuar në reagime alergjike me manifestime lëkurore.

Cilat janë disa nga ushqimet që duhet t’i ruhemi kur kemi ekzemën?

Produktet e qumështit, vezët, ushqimet e detit, llojet e arrave janë disa nga ushqimet që rekomandojmë të shmangen për shkak të rasteve me të shpeshta të reagimeve më natyre alergjike që nxisin këto ushqime.

A mund të shërohet ekzema?

Shërimi i ekzemës varet nga  mosha  tipi  dhe provokuesi. Ka ekzema acute që mjekohen dhe shërohen  por ka të tilla qe janë kronike  ato ripërseriten e zgjasin. Tek fëmijët e vegjël mund tu zgjas deri në moshën 3 vjeçare dhe shërohet. Por ka të tillë që ndryshojnë formën  pas moshës 3 vjeçare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë